Tekste këngësh

Lirim Alija
O PIKA UJI...


O pika uji që atë trup përshkoni
Juve ndoshta ju duket lojë
A e dini vallë cilën vajzë pastroni
Apo s'mund të flisni se nuk keni gojë

Sikur ju të kishit pak ndjenja
Dhe ta dinit cilin trup lani
Ju nga pika uji të thjeshta
Do të bëheshit lotë që qani

O pika uji që paski fat
Mbi lëkurë të njomë të rrëshqisni
Zbardhojeni sa më shumë atë shtat
Por ngjyrën e flokëve,kujdes mos ia prishni

O pika uji sa kam dëshirë
Me ju që më ngjani si margaritarë
Nuk them se do ju kisha pirë
Po edhe unë me ju do isha larë






DASHURIA NE KOHERAT E TRAZIRAVE

Nëpër misteret e kohës dhe hapësirës
Ku çdo hap i bërë mund të jetë rrezik
Të ngulfatur nga kohë e trazirës
Ndjej krahët tu dhe nuk kam frikë

Ne jetojmë në një epokë
Që bëjmë më shumë pyetje se përgjigje
Por jam krenar që në këtë botë
Të kam ty që më hapë shtigje

Në këtë kohë hajnash dhe kusarësh
Mitingje bretkosash fundin ia nxjerrin
Të dërmuar nga sulme barbarësh
Ndjej buzët tua dhe duar që përkëdhelin

Në këtë shekull të trazuar
Ku lëvruam kulturën që të mbijë vetëdija
Të gjithë sëbashku për ta kuptuar
Se botën do ta shpëtojë vetëm Dashuria..................

Lirim Alija,dhjetor,2010,Rieti,Italy





TI I KISHE...

Siç po e shoh ti paske lindur
Që t'më thuash se jam "gabim"
Për disa gjëra që s'i kisha ditur
Dhe jeta më shkonte në mjerim

Për atë që mendoja deri dje
Dhe e merrja si të vërtetë
"s'ka dashuri",kisha këtë ide
"Ajo ka "vdekur" në Shekullin 18

Njerëzit kur flisnin për këtë sentiment
Gjithmonë i kam përbuzur
Ndonse shpeshherë edhe vetë
Shumë vargje për Të kam thurrur

Mirëpo, befas ardhja yte
Në mua bëri ndryshim radikal
çdo rrugë të errët e shndërite
Nga një labirint më bëre të dal

U bëre sfidë bindjeve të mia
Që më parë pata krijuar
Më bëre të kuptoj çka është dashuria
Dhe çfarë magjie ka kjo e uruar

S'mund të bëja asgjë tjetër
T'i shmangem, të bëj refuzime
Sepse ti i kishe të gjitha "çelësat"
Për të hyrë në zemrën time......................

Lirim Alija..maj,2011,Italy







AJO ME HAPI SHUMË HORIZONTE

Vështirë qenka të dashurosh në këtë moshë
Ku jetën shikoj duke kthyer kokën pas
Si ndonjë plak që kërkon lëmoshë
I strukur skaj një rruge dhe s'mund të flas

Ju do të thoni deri tani ç'bëra..?!
Dhe a nuk pata të tjera gëzime..?!
Por at' që e prita me vite të tëra
Shumë vonë erdhi në jetën time

Më parë isha në errësirë
Dhe s'e kuptoja çka më mungonte
Pastaj u shfaq kjo vajzë e mirë
Që më hapi shumë horizonte

Ajo erdhi kur e ndjeja veten
Si një i goditur nga ndonjë meteor
Më duhet patjetër ta them të vërtetën
Ajo ma solli Pranverën në nëntor

Më parë kam pasur pjesë dashurie
Por ishin copë e grimë si ndonjë mozaik
Vetëm ardhja e saj ma bëri me dije
Si të jem në jetë romantik...................... ..

Lirim Alija,maj 2011,Italy







KUR KISHA PAK SHENJA JETE

E dashur të shkruaj nga larg
nga një vend perëndimor
Asnjë shigjetë s'më ka mbet' në hark
Vetëm ajo që quhet AMOR

Ditëve të fundit shpesh më bën pyetje
Pse unë i dhënë kaq shumë pas teje
Kjo për mua është si një stërpikje
I një shiu të një reje

Shpesh më bën pyetje moj Edlira
Pse i dhënë si rrjedha e një lumi
Për mua është nga ato dëshira
E një ëndrre të një gjumi

Për të jetuar na nevojitet:
oksigjeni,uji dhe të tjera elemente
Por njeriu gjithmonë do të zvarritet
Po nuk pati sentimente

Një gjë ti duhet ditur
Thelbin e një të vërtete
Ti,e bukur më erdhe papritur
Atëherë kur kisha pak "shenja" jete..................

Lirim Alija,Rieti,prill,2011






Tekste kengesh nga Lirim Alija


Tekst kënge për XXL
DO Të GJEJ NDONJë ELIKSIR

Me ty isha në Qiellin e Shtatë
Ti ma plotësoje çdo dëshirë
Sot dëgjoj fjalë poshtë e lart
Që s'u vjen erë e mirë
Nëse ke vendosur të ndahesh
Bëje në një ditë me shi
Kështu s'do t'i dallosh lotët
Që më rrjedhin për ty
(Refreni):Fundi fundit një zemër
Mund edhe të lëndohet
Por jo të bëhet viktimë
Assesi të sakrifikohet

Dhe ti nëse largohesh
Mbase mund të jetë më mirë
S'ka rëndësi si do t'ja bëj
Do të gjej ndonjë eliksir
Nëse rrugës takon lumturinë
Do t'isha lutur për një gjë
Jepja numrin tim të telefonit
Të flas edhe unë me të
(refreni i njejti).............Lirim Alija
Tekst për ELITEN 5
KOLEKSIONIST I FJOLLAVE TE BORES

Jasht dimër,ti nuk je...vetmi
Ndihen veç të rënat e orës
Më duket se në dhomën time
éshtë hapur Kutia e Pandorës
Në telefon lexoj mesazhin tënd:
"S'do të kthehem më kurrë..."
Ca ethe të çuditshme për ty
Më shkaktojnë temperaturë
Refreni:
Sikur dikush t'më bëj sonte
Një parashikim në pëllëmbë të dorës
Ardhmëria ime:aktivitet i kotë
Koleksionist i fjollave të borës

Unë i mbyllur si një eskim
Në këtë shtëpi si një iglù
Nga dimri që sulmon pa pushim
Dhe ti që s'je këtu
Nuk mund të shpreh asnjë dëshirë
Se bora më duket bukuri që vret
Shpresa ime akull e ngrirë
Dhe ardhmëria që shkrihet shpejt
Refreni:i njejti................Lirim Alija

Tekst për ELITEN 5
PA TYTULL...
Eshtë për t'u habitur çka po ndodh me ne
Jemi të mbërthyer si një Prometee
Jemi të panjohur me shenjën iks
Mbi kulturën tonë ka rënë eklips
Ne nga dritarja vetëm shikojmë
Se si ndërrohen stinët,vitet si kalojnë
Asgjë tjetër s'mund të veprojmë
Si macet nën diell vetëm të ëndërrojmë
A e shihni vëllezër se si kemi mbet
Si gjeth i zverdhur pa pigment
Refreni:
Shoqëri e dashur,popull fisnik
Jemi zhytur në anakroni
Poetët merren me kronikë
Këngëtarët këndojnë elegji
Heronjtë e hiçit dekorohen
Me lule të vyshkura në ballë
Gjërat vdesin atëherë kur harrohen
Ne jemi të harruar edhe në të gjallë
Popull i dashur mijëravjeçar
Pse kështu në në anakroni
Kur të tjerët ishin barbarë
ne u mësonim demokraci

Kush na ka dënuar,nga zbresin këta ligje
Të mos gjejmë hapësirë,të mos kemi shtigje
Faji është te ne,të tjerët pak kanë
Që s'kemi lëvizje,që s'kemi elan
Vështirë të gjendet një rrënjë katrore
Duke ecur kështu me hapa gaforje
Pa vizion unik...ide lara-lara
asnjëherë kështu s'do të vemi para
Hamleti vjen me një thënie të re:
Të mos jesh kur je,apo të jesh kur s'je
Refreni:i njejti....

Popull që s'bën djersë asnjë pikë
Si pinguinët në Antartik
Politikanët me lajka na vënë në gjumë
Se do ndërtojnë ura edhe ku s'ka lumë
Një Grusht Migjeni do të na duhet
Që kësaj gjendje mjaft t'i thuhet
Për t'i kapërcyer mbrapshtitë e kësaj ane
Na nevojitet një kultur Spartane
Vetëm me një Shqipe të varur në mur
Nuk mund të bëhemi patriot kurrë
Neve na duhet shumë dituri
pajtim,Bashkim...e Harmoni
Refreni mund edhe të mos përdoret më..........Lirim Alija
Asgjë tjetër
Tekst për ELITEN 5

SI NJë KRISTAL...
Ai:
Unë si djalë dhe si i ri
Kam detyrë nga dashuria
që një vajze siç je ti
T'ja shpaloj ndjenjat e mia
S'ka rëndësi si e them
S'jam poet që fjalë qëndis
Por sa herë që të shoh
Diçka në zemër më lëviz
Ajo:
Djal' i bukur s'ka nevojë
Të harxhosh shumë energji
Ndjenjën tënde e kuptoj
E kam pritur këtë nga ti
Edhe mua ka ca kohë
Diçka e tillë më ka trazuar
Por gjithmonë kam qenë e ndrojtur
Për këtë gjë kam hezituar

Refreni (të dy sëbashku):
Bota është ndryshe kur jam me ty
çdo gjë që prekim shndërrohet flori
Moshës ia marrim vetëm rininë
Vitit ja shtojmë edhe një stinë
Dashuria jonë pasqyrohet në qiell
Si një kristal që vezullon
Gjatë ditës duket si diell
Mbrëmjeve bëhet kostelacion..........Lirim Alija
Tekst për ELITEN 5
Mé çon në antikë...

Të gjithë e kemi në jetë
Nga një shekull të zi
Ti kështu më çon në mesjetë
Apo më larg,në prehistori
Nga dëshira që të jem me ty
Do të kisha bërë çdo gjë
Globin mbi supe do ta mbaja
Sprovat e Herkulit një nga një
Refreni:
Por ti gjithmonë indiferente
At' çka them s'e beson kurrë
Dhe vazhdon me sy të Meduzës
Të m'i bësh shpirt e zemër gur

\\\
Dëshira për ty më kujton antikën
Më bën të ndjehem si Orfeu
që për të dashurën Euridikën
Ligjet e natyrës theu
Dëshira për ty më rikthen
Mijëra vjet më parë
Nga hiri im të ringjallem
Si Feniksi legjendar
Refreni (i njejti)..................Lirim Alija

Tekst për ELITEN 5 ose XXL

Unë të dua në çdo gjendje

Ndoshta na duhet një sy më shumë
Për të parë se a ekzistojmë vërtetë
Apo jemi hije të ideve tona
Siç thoshte Platoni i shkretë
Nëse shqisat tona të ishin ndryshe
Botën do ta përjetonim tjetërsoj
Këto janë thënie idealiste
Që aq' shumë s'mund t'u besoj
Refreni:
Edhe t'i besoj kësaj filozofie
Unë të dua ashtu siç je
Unë të dua edhe si hije
Unë të dua edhe si ide
Në këtë botë plot hamendje
Që bëjmë pjesë në natyrë
Unë të dua në çdo gjendje
Ty të dua në çdo mënyrë
2
Mund të jemi vetëm materje
Në natyrë të shpërndarë
Por me mijëra sentimente
Në dashuri si lëndë e parë
Refreni:(i njejti)...................Lirim Alija
Kemi

Tekst për ELITEN 5 ose XXL

DASHURIA Në KOHëRAT E TRAZIRAVE

Nëpër misteret e hapësirës
Ku çdo hap i bërë mund të jetë rrezik
Të ngulfatur nga kohë e trazirës
Ndjej krahët tu dhe nuk kam frikë

Ne jetojmë në një epokë
Që bëjmë më shumë pyetje se përgjigje
Por jam krenar në këtë botë
Të kam ty që më hap shtigje

Në këtë kohë hajnash e kusarësh
Mitingje bretkosash fundin ia nxjerin
Të dërmuar nga sulme barbarësh
Ndjej buzët tua dhe duar që përkdhelin

Në këtë shekull të trazuar
Ku lavruam kulturën që të mbijë vetëdija
Të gjithë së bashku për ta kuptuar
Se botën e shpëton vetëm Dashuria

Si refren mund të përdoret çdonjëra strofë............Lirim Alija


Ndjej krahët tu dhe nuk kam frikë

Vërtetë s'e kuptoj
çka po ndodh mes nesh
çdo ditë e ndërtojmë
nga një mur kinez.

Nëse unë të dua
Edhe ti më do
është për t'u habitur
pse të ndudhi kjo.

Dashuria jonë..........(Refreni)
fenomen i rrallë
Edhe vëllezërit Grimm
S'do ta bënin përrallë.

Dashuria jonë...........(Refreni)
Një kullë Babeli
Pasi ngjitet lart
Prishet prej themeli

Një ditë të ndarë
Një ditë në përqafim
Sërish të bashkuar
Pastaj copë e grimë

Mos u merr me njerëz
Që na e kanë zilinë
Ata nuk bëjnë tjetër
Veç flasin e nxijnë.

Refreni:( i njeti)......Tekst kënge i shkruar nga Lirim Alija për XXL...

  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP